Fotografia e Víctor Martín Angulo Córdoba, 12 vjeç, duke bërë detyrat e shtëpisë në rrugë u bë virale.
Ai vendosi të studionte nën dritën e llapës elektrike në trotuar pasi nuk kishte energjie elektrike në shtëpi.
Në pamundësi për të bërë detyrat në shtëpi, Córdoba ulej në një trotuar në Moche dhe mësonte aty. Historia e tij ra edhe në veshët e një filantropi në Bahrein.
Yaqoob Yusuf Ahmed Mubarak nga Bahreini premtoi se do ti rindërtonte shtëpinë duke e bërë dy kate. 31-vjeçari i riktheu energjinë elektrike në shtëpi Córdobas që të mund të mësonte.
Mubarak mori vendimin human pasi edhe vetë kishte kaluar një fëmijëri të ngjashme.
Gjithashtu i premtoi se do i jepte para djalit për të mbaruar shkollën./oranews