Ka mbaruar procesi i votimit për çmimin për pjesëmarrje rinore, të cilën e organizoi Këshilli Nacional i RMV-së në kuadër të projektit për pjesëmarrje qytetare, njofton Portalb.mk.
Qytetarët votuan në tre kategori – individuale, kategoria e grupeve joformale të të rinjve dhe kategoria e organizatave rinore dhe rrjeteve të organizatave rinore. Në secilën prej këtyre kategorive u ndanë nga dy çmime për më të votuarit.
Çmimet ju ndanë personave dhe grupeve të cilët kanë marrë pjesë në përmirësimin e jetës në rrethin e tyre apo në shoqëri, duke ndërmarrë aktivitete me interes publik në të gjitha nivelet në Maqedoninë e Veriut nga muaji janar 2020 deri në mars 2021.
Fituesit në kategorinë individuale:
- Blend Hodai – nxënës i shkollës së mesme, aktivist rinor dhe kryetar i Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme (UNShM) – 1.683 vota
- Alen Umer – mësimdhënës i ri dhe kryetar i Këshillit Rinor në komunën Shuto Orizare – 1.632 vota
Fituesit në kategorinë e grupeve joformale janë:
- Qendra për Mundësi të Barabarta “Mollëkuqja” – 1.295 vota
- Aplikacioni “Walkie” – 861 vota
Fituesit në kategorinë e organizatave rinore dhe rrjeteve të organizatave rinore janë të propozuar:
Unioni Rinor në Krueshevë – 1.517 vota
Asociacioni për mbrojtje të kafshëve “AMOS Shelter” – 88