Kjo është një enigmë që do të duhej të ishte për fëmijët, por që i ka torturuar shumë të rritur në mediat sociale kohët e fundit, madje është përhapur shumë shpejt dhe është bërë një hit i vërtetë viral
Në të vërtetë, kjo enigmë u shpik nga japonezët për fëmijët e tyre të shkollës, dhe kur u shfaq në Twitter disa vjet më parë, shumë japonezë të rritur u përpoqën të zgjidhnin këtë ‘detyrë të fëmijëve’.
Pasi u postua në kanalin e njohur YouTube Mind Your Decisions, ai u bë përsëri popullor, transmeton Telegrafi.
A e dini cili numër vjen në vend të pyetësorit?
Nëse keni gjetur numrin 15, kjo, për fat të keq, nuk është zgjidhja e saktë – zgjidhja është 12!
Nëse merrni secilën nga katër shifrat në krye të zinxhirit: 7, 2, 9 dhe 9 dhe i mblidhni ato, ju do keni 27, dhe e njëjta gjë duhet të bëhet me secilin rresht të ardhshëm të numrave.
Në rreshtin e dytë, pra, janë 36 dhe 21, dhe ata duhet të “ndahen” në 3, 6, 2 dhe 1, gjë që të mbledhura japin 12 e kështu me radhë deri në fund – derisa të merrni numrin 12 si rezultat përfundimtar.
Shpjegimin e gjerë gjejeni në videon në vazhdim, por edhe te Sora News 24: