Ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm si pasojë e KOVID-19, njëri ndër zjarrfikësit më të dalluar në qytetin e Shkupit, Nuredin Mustafa.
Lajmi për vdekjen e tij ka prekur shumë shkupjan të cilët me mall kanë kujtuar këtë njeri të mirë, i cili cdoherë ka qenë në shërbim të qytetarëve në rastet kur ata kanë pasur nevojë.
“Të nderuar kolegë, miq dhe familjar, ju njoftojmë se vorrimi i kryetarit tonë të ndjerë Nuredin Mustafa do të bëhet nesër (17.04.2021) pas namazit te drekës, në varrezat e Butelit.
Kujtojmë se ai përballoi shumë raste, sa që mushkërinjt e tij i bënë ballë me vite të tëra tymit dhe flakës, në mision për të shpëtuar njerëzit nga zjarret, por nuk e përballoi dot virusin covid19.
Per shkak të gjendjes me pandemine nuk do të ketë pritje në shtëpi.
Allahu na takoft në Xhennet”, kanë reaguar nga SHVZ “Bajram Miftari”. /Schoolture.info/