Shprehitë e këqija që duhet t’i ndryshoni

Produktiviteti është shumë i rëndësishëm në botën e sotme që lëviz shumë shpejtë. Shumë njerëz provojnë të përfundojnë më shumë gjëra në rutinën e tyre, por kjo qasje merr kohë deri sa të tregojë rezultate të mira.

Shumicën e kohës, e gjitha që duhet të bëni që të trefishoni produktivitetin tuaj është të ndaloni së bëri disa gjëra. Pothuajse menjëherë, do të shihni dhe do të ndjeni ndryshim të madh. Largimi i detyrave të cilat janë pengesë për ju lë hapësirë për gjërat e rëndësishme. Mund të duket kundër intuitës, por duhet të shkurtoni disa gjëra, dhe pastaj të filloni të sillni sisteme të reja në jetën tuaj.

Nëse po kërkoni një vend për të filluar, merrni parasysh se si po kaloni kohën dhe koncentrohuni në eliminimin e këtyre pesë shprehive të këqija.

Planifikimi i çdo sekonde të ditës (pa kohë të lirë)

Kjo mund të duket befasuese, por nëse dëshironi të filloni të përmirësoni produktivitetin tuaj, duhet të ndaloni planifikimin e çdo sekonde të ditës.

Njerëzit kënaqen me procesin e aranzhimit të kalendarit të tyre dhe me ndjenjën e shpejtë të arritshmërisë që sjell. Por nëse planifikoni shumë, do të përfundoni duke urryer ditët tuaja të punës.

Jo vetëm kjo, por kur një urgjencë shfaqet ose nuk keni energji për të përfunduar punët e mbetura, do të humbisni gjurmët e ditës tuaj. Do të jetë një rrëmujë e vërtetë, dhe nuk do të arrini as gjysmën e atyre të cilat i keni caktuar.

Zgjidhja? Zgjidhni një metodë më të thjeshtë, si p.sh zgjedhjen e gjashtë gjërave të rëndësishme që dëshironi t’i përfundoni para se të shkoni për të fjetur. Kur të zgjoheni, krijoni një plan të thjeshtë për gjërat që dëshironi të përmbushni, por mos u ngjitni shumë në këtë orar.

Dëgjojeni atë që iu tregon trupi juaj. Mbani shikimin tuaj në detyrat më të rëndësishme, dhe mos harroni të hani mëngjes.

Tentimi për t’ia dalë mbanë në shumë gjëra njëherazi

Kjo është pika ku shumë njerëz humbasin fokusin. Ne të gjithë dëshirojmë të jemi të suksesshëm në shumë aspekte të jetës: të ndërtojmë biznese për shumë tregje, të jemi sportistë, të udhëtojmë nëpër botë dhe kështu me radhë.

Nëse ndiqni shumë mundësi në të njëjtën kohë, ju do të dështoni. Ose, nëse arrini sukses, ligji i klasifikimit do të thotë se do të keni pak festime të cilat nuk sjellin aq shumë kënaqësi sa një ose dy fitore të mëdha.

Është më mirë të identifikoni një gjë e cila iu ndihmon të arrini qëllime tjera dhe të fokusoni gjithë energjinë tuaj në atë katalizator të ndryshimit. Kur arrini sukses, zvogëloni kohën që i’a kushtoni atij aspekti dhe drejtoni ato orë ose minuta në tjera rrugë.

Pjesa më e mirë? Ju mund të përdorni suksesin tuaj fillestar për të ju ndihmuar juve të arrini edhe suksese tjera. Për shembull, nëse ndërtoni atë biznes për të cilin keni menduar dhe e shndërroni atë në përfitim të vazhdueshëm, mund t’a përdorni atë sukses dhe kapital për të mbushur tjera përpjekje, duke i bërë ato dy herë më të suksesshme se kompaninë tënde të parë. Ose përdorni rrjedhën e rrjetit tuaj për të udhëtuar nëpër botë pa u brengosur për rrjedhën e parasë ose për nevojën e kalimit të kohës duke u kujdesur për biznesin tuaj.

Synimi për përsosmëri

E keni parasysh atë ndjenjën e cila iu bezdis kur provoni të lansoni një projekt të ri? Ajo therje kur lansoni një faqe të re interneti dhe pastaj shihni disa detaje të vogla të cilat nuk janë të përsosura?

Nëse jeni si unë, ju jeni në gjendje të kaloni orë ose ditë duke ndjekur idenë e përsosmërisë. Por kam vënë re një efekt komik, dhe ndodh gjithmonë: Kur filloj të rregulloj një gjë, gjej edhe një grumbull gjërash tjera të cilat duhet të jenë gjithashtu të përsosura. Kjo vazhdon e vazhdon deri sa të mos kem energji për të dhënë më të mirën time. Dhe kjo mund të shpie në vonesa të papërcaktuara.

E vërteta e hidhur është se askush nuk do të vërë re mospërsosmëritë tuaja në mënyrën se si ju i vëreni. Edhe nëse disa njerëz shohin ndonjë detaj aty këtu, humbjet tuaja nuk do të jenë aq të mëdha sa do të ishin nëse nuk do të provonit fare. Edhe nëse dështoni, mësoni diçka.

Në vend të kësaj, synoni që të dërgoni projektin tuaj në 90 përqind, dhe pastaj lansojeni.

Kalimi i pauzave për të përfunduar më shumë gjëra

Kur punoni më shumë, përfundoni më shumë gjëra, apo jo? (Pyetje kurth. Është 100 për qind gabim).

Sikur Cal Newport demonstron në librin e tij ‘’Deep Work: Rules for Focused Success in a Distracted Ëorld’’, gjërat të cilat i përfundoni janë të barabarta me kohën e kaluar, minus fuqinë e punës.

Kështu që nëse kaloni 10 orë duke bërë gjëra, do të arrini të njëjtin rezultat sikur të kishit kaluar 2 orë duke bërë gjëra me fuqi të 10 gjërave. Është një koncept i habitshëm. Në një çerek të kohës, ju arrini të njëjtat gjëra. Çelësi i përrmbushjeve më të mëdha është rritja e fuqisë tuaj.

Për të fituar këtë shprehi, mund të ndiqni teknikën Pomodoro. Punoni pandërprerë në një detyrë të vetme për 25 minuta pastaj bëni një pauzë pesë minutëshe. Pas katër cikleve, mund të bëni pushim më të gjatë. Ky është njëri nga tre hapat i cili më ka ndihmuar të ndërtoj biznesin tim përderisa studioja stomatologjinë.

Mosshpërblimi i vetvetes

Si e rrit produktivitetin shpërblimi i vetvetes? Iu inspiron të mbani atë nivel të forcës. Dhe nëse dëshironi të përfundoni më shumë gjëra, duhet të bëni më shumë shpërblime.

Kur keni përmbushur dy orë të punës së madhe, shpërblejeni veten me diçka të thjeshtë, si p.sh me një çokollatë. Ju madje mund të planifikoni kohë të lirë në kalendarin tuaj për të shijuar këto shpërblime. Nëse punoni edhe më shumë mund t’i fitoni vetes edhe një film të ri, ta zëmë.

E di që tingëllon e pabesueshme, por më besoni kur them se është shumë e rëndësishme të shfrytëzoni këto momente. Nëse nuk i shfrytëzoni këto, do të rraskapitemi shumë shpejt. Planifikimi i shpërblimeve përpara nuk iu parandalon vetëm nga arritja e asaj pike kritike po gjithashtu iu ndihmon të fokusoheni në një detyrë në kohë. Ju e dini se keni caktuar kohën për të bërë punën, dhe e dini se së shpejti do të merrni një shpërblim të madh. Shijojeni atë.