Aksidentet në trafik më së shpeshti ndodhin nga pakujdesia e shoferëve por edhe e këmbësorëve, për këtë autoritetet përkatëse vazhdimisht u bëjnë thirrje qytetarëve të jenë më të kujdesshëm kur kalojnë rrugën.
Pavarësisht se në zonat e banuara ekzistojnë kufizime strikte të shpejtësisë, shumë nuk i përfillin ato dhe pikërisht për këtë ndodhin edhe aksidente, që në shumë raste përfundojnë me fatalitet, transmeton Telegrafi.
E për ta shmangur një gjë të tillë, ekspertë të shumë të komunikacionit kanë gjetur metoda të ndryshme për të zvogëluar e ndoshta edhe eliminuar aksidentet. Por, ka edhe prej atyre që së fundmi po investojnë shumë që një gjë e tillë të arrihet.
Një pajisje e veçante është prezantuar së fundmi, që shfaqet si pengesë në rrugë nëse ngasësi i veturës nuk është duke lëvizur sipas shpejtësisë së rekomanduar – e nëse është i kujdesshëm ai thjesht kalon rrugën pa e vërejtur fare pengesën – që nuk shfaqet fare.