Shndërrimi: djali më i trashë në botë nuk njihet më (FOTO)

Arya Permana, një djalë 14-vjeçar nga Indonezia, ka mbajtur titullin e djalit më të trashë në botë për vite me rradhë.

Por me ndihmën e një instruktori dhe një diete të shëndetshme, ai arriti të ndryshojë jetën e tij dhe humbi 110 kilogramë të pabesueshëm, raporton lailasnews.

Deri një vit më parë, djali peshonte 193 kilogramë, por me ndihmën e kirurgjisë kozmetike, dhe më vonë me një dietë të shëndetshme dhe trajnim me bodybuilderin profesionist Ada Rai, djali 14-vjeçar përgjysmoi peshën e tij.

Arya lindi me një peshë normale 3.8 kg, por kur ishte vetëm 4 vjeç, filloi të shtohej në peshë papritur. Deri në moshën 10 vjeç, ai peshonte më shumë se 72 kg. Ai më pas vizitoi një numër mjekësh me prindërit e tij dhe iu nënshtrua një serie ekzaminimesh, programesh dhe më në fund kirurgji kozmetike.

Para operacionit kozmetik, Arya peshonte 192 kilogramë, dhe tani, pas një programi stërvitor intensiv me një program gjimnastikor profesionist dhe falë një diete të shëndetshme, ai peshon vetëm 83 kilogramë.

Trajneri i tij, Ade Rai, është jashtëzakonisht krenar për përparimin dhe dëshirën e tij për të ndryshuar rrënjësisht jetën.

“Unë jam krenar për Arya, ai është shumë këmbëngulës dhe nuk heq dorë nga qëllimi i tij. Unë e mbështes atë dhe do të jem me të deri në fund.

Unë ndjek progresin e tij dita ditës dhe nuk mund të mos mrekullohem me atë që kemi bërë.

Ajo që e bën edhe më të lumtur është pasioni i tij pas sportit. Arya e do futbollin, dhe e luante atë edhe para se të humbte kaq shumë kilogramë. Kjo më jep shpresë se ai do të vazhdojë të jetojë një jetë të shëndetshme”, tha trajneri Ada Rai, 49 vjeç.

Arya tani është në pritje të disa operacioneve të tjera kozmetike për të hequr tepricat në bark, krahë dhe këmbë. /tesheshi.com/