Pas kritikave të shumta në opinion, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, sot ka dërguar kumtesë të re në lidhje me reformat e paralajmëruara në arsimin fillor, sipas të cilëve parashikohet bashkimi i disa lëndëve, gjegjësisht historia dhe gjeografia parashikohet të jetë një lëndë përbashkët e quajtur si shkencë shoqërore, ndërkaq biologjia, kimia dhe fizika si shkencë natyrore. Ndonëse MASH vazhdon të mos japë detaje për paralajmërimin, ajo thotë se nuk do të shfuqizojë asnjë prej disiplinave shkencore, njofton Portalb.mk.
“Reformat të cilat përgatiten në arsimin fillor nuk nënkuptojnë shfuqizim të asnjë disipline shkencore. Përkundrazi, me ato përmirësohet koncepti që nxënësit t’i mësojnë të gjitha lëndët. Arsimi i ri fillor nxënësit i jep imazh të tërësishëm për një ngjarje të caktuar ose temë, që arrihet me qasje interdisiplinare dhe të integruar, gjegjësisht lidhje të informatave nga më shumë lëndë. Qasja e këtillë u mundëson nxënësve që më lehtë t’i lidhin përmbajtjet arsimore me realitetin dhe ta shohin kuptimin e asaj që e mësojnë”, arsyetohet MASH.
Nga MASH thonë se këto reforma i bazojnë në koncepte dhe qasje bashkëkohore, me qëllim që, sipas tyre, nxënësit të përfitojnë dije nga të gjitha fushat – histori, gjeografi ose përmbajtjet nga disiplinat tjera shkencore.
“Por, ajo do të jetë në mënyrë të harmonizuar të moshës së tyre, mënyrë e cila i shemb kufijtë e ashpër mes disiplinave dhe e paraqet botën, proceset dhe dukuritë në moshën e tyre dhe të njësuar. Planet e këtilla mësimore me sukses funksionojnë thuajse në të gjitha vendet në Evropë, Amerikë, Australi. Në këtë moment, përpara debatit publik flitet dhe prezantohet Koncepti. Programet konkrete arsimore në të cilat do të vendosen rezultatet e pritura nga mësimi, a në bazë të tyre edhe përmbajtjet që nxënësit duhet t’i zotërojnë nga disiplinat e caktuara (histori, gjeografi, arsim qytetar) do të definohen më tej. Në këtë proces, gjatë përpunimit të programit arsimor, do të përfshihen edhe profesorë universitar dhe mësues nga fushat përkatëse”, shtojnë nga MASH.
Sindikata e për Arsim dhe Shkencë apelon deri te Ministria që të mos shpejtojë me zbatimin e planit për bashkimin e lëndëve, por prej atje të bëhet projekt provues që të shihen rezultatet e reformës. Kryetari i SASHK-ut Jakim Nedellkov, thotë se ende nuk dihet se si do të organizohen orët, por thekson se më e rëndësishme është që të mos mbetet asnjë mësues pa punë.
“Nëse katër lëndë bashkohen në një, sa do të ishte përqindja e pjesëmarrjes së lëndëve atë atë lëndën e bashkuar? Sa ajo do të ishte në fondin e orëve mësimore të një mësuesi dhe a do të jetë ajo e rëndësishme për formimin e vlerësimit të përgjithshëm të notës që është gjithashtu shumë e rëndësishme”, tha Nedellkovski.
Ndryshe, Ministria arsyetohet se këto reforma pasojnë pasi që në raportin e OECD për vendin tonë si dhe rezultatet nga studimet ndërkombëtare, arritjet dhe njohuritë e nxënësve tanë janë ndër më të dobëtat.
“Kjo është pasojë e drejtpërdrejtë e mënyrës në të cilën është i formuar sistemi arsimor. Nxënësit mësojnë fakte, nuk dinë t’i lidhin informatat dhe njohuritë nga disiplinat e ndryshme që i marrin nëpërmjet mësimit të lëndëve të ndryshme mësimore në arsimin fillor. Për atë është me rëndësi të veçantë që të promovohet mësimi nëpërmjet hulumtimit e cila është e mundshme vetëm nëpërmjet mësimit interdisiplinar dhe të integruar. Kjo është mënyra për ta përmirësuar arsimin dhe të kujdesemi për nxënësit kreativ dhe inovativ”, thonë nga MASH.