Ndërmarrësia sociale dhe zgjidhja kreative e problemeve- së pari ndjeshmëri, më pas gjithçka tjetër

Shkruan: Irina Janevska, kryetare e Shoqatës për inovacione sociale “ARNO”

Diskutimi për vendosjen e njeriut dhe natyrës në qendër të biznes modelit do të ishte një holmark tregim nëse ne shohim ndryshime të vërteta të cilat reflektohen në thelb të bizneseve, Koncepti i demokracisë dhe lirive qytetare janë të brishta për shumë shoqëri.

Një demokraci stabile dhe prosperuese është e kushtëzuar nga zhvillimi ekonomik dhe politik. Dhe e kundërta, zhvillimi ekonomik nuk shkon vet, e izoluar, por ‘dorë për dore’ paralelisht me zhvillimin demokratik, siç e bëri të ditur presidenti Pendarovski në Samitin online “BE dhe Ballkani Perëndimor”, e organizuar nga tink-tenk grupa ‘Miqtë e Evropës” para disa ditëve. Për çfarë është kjo e rëndësishme të theksohet përkundër faktit se sfida e rimëkëmbjes ekonomike me/pas KOVID-19 nxori në sipërfaqe shumë dhimbje nga përditshmëria e ekonomisë së tregut? Përse është e rëndësishme të diskutojmë për ekonominë dhe ndërmarrësin të diskutojmë për njerëzit, problemet dhe nevojat? Përse me dëshpërim na nevojiten qasje të reja në zgjidhjen e sfidave të vjetra?

Sipas definicioneve të Komisionit Evropian “ndërmarrësia sociale definohet si operator në ekonominë sociale qëllimi kryesor i së cilës është të ketë ndikim shoqëror nëpërmjet sigurimit të të mirave dhe shërbimeve në tregun në mënyrë inovative dhe sipërmarrëse, fitimin e shfrytëzon fillimisht që të realizoj të mira shoqërore, ndërsa me të udhëhiqet në mënyrë pjesëmarrëse me përfshirjen e të punësuarve, konsumatorër dhe palët e interesuara të cilët janë nën ndikimin e aktiviteteve të tyre”.

Në dekadën e fundit më të zëshme janë kërkesat për valorizim dhe rregullim të ekonomisë sociale, koncept i cili për shumë prej njerëzve po shihet si revolucionar, për disa kontrovers, ndërsa për disa i paarritshëm ose i nënshtrueshëm ndaj manipulimeve. Ky koncept me vete tërhjek një debat të madh dhe shumëllojshmëri të mendimeve, e cila të paktën në sistemin tim personal të vlerave has në simpati dhe pëlqim pikërisht në diversitetin dhe përfshirjen e zgjerueshëm. Dhe, kur më e përmenda sistemin personal të vlerave, nuk mund të mos bëj një devijim të but dhe të vazhdoj tekstin në një zë më intim, për fillim për arsye egoiste (e kam bezdisur veten me tregime faktografike të potencialit të ekonomisë sociale), ndërsa më tej nga vlerësimi se pikërisht kjo mungon të tërë narrativin për zhvillimin- personalja dhe lokalja.

Ndërmarrësia social nuk mundet dhe nuk duhet të jetë amortizues i mejnstrim ekonomisë, i cila edhe ashtu do të shembet para apetiteve për rritje. Diskutimi për konceptin e zhvillimit në vend të rritjes në disa rrethe më tepër lëviz në tangentën e nga-rritja (degroëth). Në ato rreth diskutimi në mënyrë më agresive po lëviz nga qendra drejt periferisë (ose e kundërta?) duke alarmuar për kufizueshmëri të resurseve, pa barazisë dhe kastrofat ekologjike të cilët janë në sipërfaqe.

Në nivel botëror, definomi i ekonomisë së gjelbërt dhe sociale po ngjitet në nivel më të lartë në agjendë. Diskutimi për vendosjen e njeriut dhe natyrës në qendër të biznes modelit do të ishte një tregim i ujitur (holmark) nëse ne nuk shohim ndryshime të vërteta të cilat reflektojn në thelb të bizneseve, në pritjen e ekonomisë funksionale të gjelbërt dhe sociale. Por, që të (shpejtojmë që) arrijmë deri tek ajo që ndërmarrësia sociale është përgjigja, ne duhet ta definojmë pyetjen.

Çfarë na mundon? Ku dhemb? Cili është problemi, ku janë rrënjët e atij problemi, cilat janë pasojat-degët të cilët shkunden dhe na godasin në kokë dhe fytyrë, e disa prej tyre na mbesin edhe mavijosje, disa plagë të cilat vështirë shërohen. Për ata të cilët nuk e njohën analogjinë e rrënjëve dhe degëve, e ashtuquajtura “druri i problemeve” është mjet të cilën ne ( në arsimimin tonë joformal, posaçërisht në fazën e krijimit të bizneseve sociale) e shfrytëzojmë përt të treguar anatominë e një problemi, duke thënë fotografi vizuale e arsyeve dhe pasojave. Gjetja e thelbit të problemit ndihmon të formohet misioni social e cila është thelbësore për formimin dhe udhëheqjen e një ndërmarrje sociale.

Adresimi i çështjeve për definimin e problemi është prioritare në vendosjen e bizneseve sociale. “Nëse kam një orë për ta zgjidhur problemin 55 do t’i shpenzojë duke menduar për problemin, ndërsa pesë se si do ta zgjidhi”- Albert Ajnshtajn. A po I jeton pesë minutat e saj ndërmarrësia sociale? Nëse papunësia, problemet në arsim, qasja deri tek shërbimet shëndetësore, mosdurueshmëria etnike, ajri i ndotur do të zhduken me vërtetimin e ndërmarrësisë sociale? As për afërt. Por modelet e reja biznesore a do të na sjellin para syve problemet? Po, natyrisht. Në periudhën e kaluar falë një projekti rajonal ((https://ëëë.riseëb.org/)) kam pasur mundësinë nga afëtr të njoftohem me një metodologji e quajtur si desing thinking. Metodologjia- mesing thinking është mjet shumë atraktiv për secilin i cili e konsideron veten si kreator (social) novator dhe me shumë mundësi, entuziast nga sektori i tretë ( roli i të cilit proaktiv është që të ndihmojë aty ku është më e nevojshme).

Postulatet themelore e kësaj metodologjie janë bashkëpunimi radikal dhe ko-krijimi. Dhe me të vërtet, nëse një metodologji e tërë është e zhvilluar për më qartë të paraqitet njeriu në qendrën e përvojës dhe ofertës, edhe vet mjeti kërkon njerëz, kërkon ekip që të eksploatohet bukuria dhe potenciali i bashkëpunimit. Desing thinking është metodologji e strukturuar për zgjidhje kreative të problemeve nëpërmjet një procesi përsëritës e udhëhequr nga konceptet: eupati, ide, prototipim dhe testim, ekipet së bashku mendojnë produktet ose shërbime të cilët mundësojnë përvojë më të mirë të shfrytëzuesit. Çështja themelore në procesin e desing thinking është “çfarë ka nevojë konsumatori”. Si nëpërmjet mbikëqyrjes, nëpërmjet qasjeve moderne antropologjike ne të mësojmë se si është lidhja jonë me të dëmtuarin, të privilegjuarin, të heshturin, ai që sjell vendime? Cilat janë nevojat e blerësve ose shfrytëzuesve? Sa është e mundur dhe e nevojshme ndryshimi? Sa duke i kuptuar të tjerët ne mund të ndërtojmë një lidhje emfatike e cila do të të jetë pik- fillim dhe mbarim?

Duke vizatuar për llogari, duke locuar ndërmarrësin sociale në mes sektorit të tretë dhe privat ne num mund t’i eksploatojmë terminët: probleme, nevoja (të njerëzve), bashkëpunim radikal, eupati dhe dizajn të shërbimeve dhe prodhimeve që të vijmë deri tek 5 minuta të ndërmarrësisë sociale. Në thelb të ekonomisë sociale është kuptimi i problemeve dhe zgjidhja e tyre nëpërmjet praktikave ndërmarrëse. Në qendër të kuptimit të problemeve është ndjeshmëria cila së bashku me diskursin filantropik mund të shkoj më larg se “pasja e qëllimeve të mira”.

Ndjeshmëria dhe filantropia patjetër duhet t’i prioretizojnë perspektivat e të tjerëve, të “tjerëve”. Ndjeshmëria dhe filantropia të orientuara kah thelbi i problemeve mund të jenë udhërrëfyesit, mënyrë se si mund të ecet në “këpucët e tjetrit”, të zbulohet se si njeriu (njerëzimi) ka arritur deri tek ajo që e ka humbur, që mund t’i jep kahje tjetër, dinjitet, mundësi të re për jetë më të mirë. Para nesh ka shumë mjetet (ja mesing thiniking është organikisht e afërt deri tek ndërmarrësia sociale) dhe rrugë për të shkuar “dorë për dorë”.

Rrugës që jemi nisur kemi detyrë të shikojmë prapa për të kuptuar se si kemi arritur deri këtu dhe me shpresë që të shikojmë para, duke premtuar se vlera e përbashkët dhe principet për punë do të jenë “bashkëpunimi radikal dhe ndjeshmëria”.

Na pret shumë punë dhe rrugë e gjatë. Por vendosjen e njeriut në qendër të biznes modelit dhe zgjidhje kreative e problemeve nëpërmjet procesit ndjeshmërisë është hapi i parë.

BURIMI: https://www.slobodnaevropa.mk/a/%D1%81%D0%BE%D1%86%D0%B8%D1%98%D0%B0%D0%BB%D0%BD%D0%BE-%D0%BF%D1%80%D0%B5%D1%82%D0%BF%D1%80%D0%B8%D0%B5%D0%BC%D0%BD%D0%B8%D1%88%D1%82%D0%B2%D0%BE-/30994512.html?fbclid=IwAR3zLdMH5xb179w1ne93LlJSxZGL0hEilGGTeha0Je-GDNp8j3IdiI8i9eQ

Përshtati në shqip; Schoolture.info