26 VJET UT: VATRAT NISTORE TË DIJES

Universiteti i Tetovës, me rastin e 26-vjetorit të themelimit vendosi pllakate  në të gjitha shtëpitë, pronarët e të cilave, prej 1994 -2004 i hapën dyert e tyre në funksion të Universitetit të Tetovës. Një pjesë e këtyre shtëpive kanë shërbyer si mësonjëtore të disa njësive akademike të Universitetit, kurse disa tjera janë shfrytëzuar për çështje administrative.

Në shtëpinë e Hajredin Demirit ishte e vendosur një pjesë e Rektoratit dhe Administratës së Universitetit të Tetovës. Pas një 26 viteve, duke evokuar kujtime nga ajo kohë, Hajredin Demiri shprehet për Klan Maqedoni, se populli arsimdashës shqiptarë trijumfoi mbi forcat obskurantiste që ishin kundër arsimit të lartë shqip.

HAJREDIN DEMIRI – PRONAR SHTËPIE TË UT-së

“Në atë kohë ishte qëllimi veç të funksionojë universiteti, marrë parasysh çmimin që d të paguanim. Për veten time u bojsha razi edhe shija të prishet por dorë mos hekim prej UT-së. se kishte miqësi dhe shoqëri që thonin se: ej do ta prishin shtëpinë, thoja le ta prishin, për fat e kishim edhe një shtëpi tjetër te shkolla Tekstile, nëse do prishej do shkoja të jetoja atje. Kështu universiteti vazhdoi”.

Në kwtw shtëpi është nënshkruar Akti i themelimit të Universitetit. Pronari Haxhi Bari Ganiu, ka rrëfyer kontributin, sakrificën dhe mbështetjen e madhe të popullatës shqiptare për themelimin e Universitetit të Tetovës në krye me themeluesin, Rektorin e parë dhe historik, Prof. Dr. Fadil Sulejmani.

HAXHI BARI GANIU – PRONAR SHTËPIE TË UT-së

“Krejt është mungesë e kuadrit, ka qenë shumë mungesë e madhe, ka qenë kur themelohet një Universitet, në atë kohë nuk kemi patur asnjë akademik, kanë munguar. Për këtë punë popullata kështu ka qenë. Kemi patur një numër dikundi nuk e di përqindjen, mund të themi 10% apo 50% populli analfabet. Kjo është distance, do themi këto ishin do problem, po dhasht Zoti na mori në dorë Amerika. Këtu ka qenë Dio Gardi”.

Universiteti i Tetovës, si institucioni i arsimit të lartë të shqiptarëve të Maqedonisë, me një histori të bujshme të themelimit, me rastin e 26-vjetorit të themelimit vendosi pllakate  në të gjitha shtëpitë, pronarët e të cilave, prej 1994 -2004 i hapën dyert e tyre në funksion të Universitetit të Tetovës. /KlanMacedonia