“Bibi dhe viganët” është përralla e parë nga projekti “Bota e Bibit” e adaptuar edhe në gjuhën shqipe.
“Bota e Bibit” është projekt multimedial nëpërmjet të cilit fëmijët mësojnë alfabetin, numrat, gjërat e vlefshme të jetës, por edhe këndojnë, luajnë dhe zbaviten. Aspekti mësimor i këtij projekti është prioritet numër një.
“Bota e Bibit” ekziston dy vite dhe ka shënuar suksese të mëdha, duke fituar çmime, por edhe zemrat e fëmijëve. Bibi është një vajzë e mençur, temperamente dhe zemërbardhë, ajo i do shumë kafshët dhe natyrën dhe ka shumë dëshirë të eksplorojë. Bibi ka një mik i cili quhet Bobi. Ajo është e shoqërueshme dhe kudo që shkon gjen shokë.
Në përrallën e parë në gjuhën shqipe, Bibi u mëson fëmijëve se sa e rëndësishme është të kujdesesh për veten dhe për rrethin, por edhe se punët nuk ndahen në punë femrash apo punë meshkujsh.
Skenariste e përrallës është Biljana Crvenkovska, regjisor – Goce Cvetanovski dhe drejtor i artit – Mihajlo Dimitrievski – The Mico. Amernis Nokshiqi ka huazuar zërin për Bibin, kurse për viganët është angazhuar Driton Vejseli.
Kjo është vetëm fillimi, thonë nga “Bota e Bibit”. Plani është që tërë projekti të adaptohet në gjuhën shqipe edhe të gjithë fëmijët të kenë mundësi t’i përdorin librat dhe lojërat, të pasurojnë fjalorin e tyre, të zhvillojnë imagjinatën dhe të mësojnë diçka të re.