Blues Brothers”, me John Belushi e Dan Aykroyd, u shfaqën për herë të parë në prill 1978 në “Saturday Night Live”, në “NBC”, duke nisur kështu projektin që shumë shpejt do të bëhej legjendë, sidomos me filmin kult, ku aya janë protagonistë.
Fillimisht ekspertët e “Universal Studios” ishin skeptikë, saqë menduan ta publikonin pa shumë bujë, por filmi pati aq shumë sukses, saqë vetëm në SHBA arkëtoi mbi 115 milionë dollarë.
Kur kanë kaluar më tepër se 4 dekada nga premiera e “Blues Brothers”, më poshtë kemi sjellë disa kuriozitete për filmin që bën ende të flitet për të.
1-Për ta realizuar, u shkatërruan 103 makina, duke arritur dhe një rekord në atë kohë, që u tejkalua vetëm dy vjet më vonë nga “The Junkman”, (1982), me 300 makina, i cili e mbajti deri në vitin 2003, kur u shfaq “Matrix Reloaded”.
2-Suksesi i filmit çoi në rritje të menjëhershme të shitjeve të syzeve të diellit “Ray-Ban Wayfarer”, që u shndërruan në objekt stili. Nëse në mes të viteve ’70 shiteshin pak mijëra në vit, më 1981-shin arritën pikun, rreth 18.000 palë, duke e bërë modelin një klasik.
3- “Bluesmobile” e filmit është një model “Dodge Monaco” i 1974-s. Për filmin u përdorën 12 të tilla, të gjitha të marra nga policia kaliforniane. Vetëm njëra prej tyre është ende në qarkullim dhe është blerë nga kunati i aktorit Dan Aykroyd.
4-Gjatë xhirimeve, Belushi mori nofkën “The Black Hole” (Vrima e Zezë), sepse humbi qindra palë syzë dielli. Në çdo dubël të realizuar humbin një palë dhe produksioni detyrohej të merrte të tjera, për mos të penguar xhirimet.
5-deklaruar se buxheti kishte një zë të veçantë vetëm për drogën, për të ndihmuar aktorët dhe stafin për të qëndruar zgjuar gjatë xhirimeve të zgjatura gjatë natës.
6-Skenari origjinal i Dan Aykroyd titullohej “The Return of the Blues Brothers” dhe kishte 324 faqe. Ideja ishte të xhirohej një film me dy pjesë, por regjisori John Landis punoi për tre javë rresh për ta përshtatur vetëm në një.
Burimi: lexo.al