Vetura amerikane SSC ka konfirmuar se ka vënë rekord të ri botëror në ngasjen e një veture të prodhimit serik – bëhet fjalë për veturën Tuatara e cila arriti shpejtësinë maksimale prej 532 kilometra në orë në Las Vegas, duke lënë kështu pas “kampionin” Bugatti Chiron.
Shpejtësia mesatare gjatë dy tentimeve u arrit në 508 kilometra në orë, duke lënë kështu pas shpejtësinë maksimale dhe njëherit më të madhe të Bugatti, që kohë më parë kishte arritur shpejtësinë prej 489.
E në tentimin e tretë edhe u arrit qëllimi – Tuatara regjistroi shpejtësinë maksimale prej 532 kilometra në orë në një pistë në Nevada, ku 7 milje të kësaj rruge ishin mbyllur për shkaqe sigurie. Tuatara për herë të parë i është prezantuar masës në vitin 2011, ndërsa prodhimi serik i saj ndodhi më 2018. Ende nuk ka ndonjë çmim zyrtar se sa mund të kushtojë kjo veturë, por bazuar në deklaratat e mëparshme të zyrtarëve të kësaj kompanie – thuhet të jetë rreth 1.3 milion dollarë.