Efektet shëruese të ullirit

Ulliri, ashtu si dhe molla, limoni, portokalli apo rrushi, është një bimë mjekësore e mrekullueshme dhe jashtëzakonisht kurative.

Sot, njihen disa lloje të ullirit.

Ullinjtë e gjelbër janë shumë ushqyes, forcojnë barkun dhe stimulojnë epshin seksual. Këshillohet të konsumohet nga diabetikët, pasi shuajnë etjen që shkakton diabeti. Ullinjtë e zinj janë të dobët për stomakun dhe jo fort të këndshëm. Ullinjtë e njelmët janë të mirë për trajtimin e djegieve.

Në mjekësinë popullore përdoren lëvorja e drurit, gjethet, fruti dhe vaji i ullirit. Të përtypurit e gjetheve të ullirit, ndihmon në rastet e inflamacionit të mukozës së gojës, herpesit, dermatit buloz dhe kromës.

Ato kanë veti rrudhëse e tonike dhe së bashku me lëvoret e degëve, përdoren kundër arteriosklerozës, tensionit të lartë të gjakut dhe temperaturës së lartë etj. Vaji i ullirit përdoret edhe për vlerat e larta dietike që ka.

Kurimi i temperaturave të larta

Në këto raste përdoret çaji, i cili përgatitet si vijon:

Merren 40-50 gjethe ulliri dhe vihen të ziejnë në gjysmë litri ujë, derisa të mbeten ¾ e sasisë së ujit. Masa e përftuar filtrohet dhe përzihet me pak sheqer. Nga çaji i përgatitur pihen 1-2 filxhanë çaji për çdo ditë.

Kurimi i tensionit të lartë të gjakut

Në mënyrë të posaçme çaji me gjethet e ullirit ka dhënë rezultate të mira në uljen e tensionit të gjakut. Çaji fillimisht përgatitet me 20 gjethe ulliri që vendosen të ziejnë në një litër ujë. Pastaj shtohen nga 5 gjethe çdo ditë, derisa të arrihen 120 gjethe. Në të gjitha rastet çaji ziehet derisa të mbeten ¾ e ujit. Prej tij pihet 2 gota në mëngjes, para buke dhe një në darkë, para gjumit.

Infarkti

Merren tri lugë gjethe të thërrmuara ulliri dhe gjethe lule lisre. Përzierja e tyre përvëlohet me 1 litër ujë të valuar. Ena mbulohet për 15 minuta, pastaj kullohet dhe konsumohet gjatë ditës në formë çaji, e ëmbëlsuar me mjaltë ose sheqer.

Përdorime të tjera:

Në sëmundjet e stomakut;

Kundër mykut të zorrëve;

Në qetësimin e organizimit;

Për të gjitha sëmundjet, nëse kombinohet me mjaltin.

Nga dijetarët e fesë islame thuhet se nëse konsumohet çdo ditë esëll nga 1 lugë vaj ulliri, ai është në gjendje që të shërojë të gjithë sëmundjet në trupin e njeriut./mapo