Laptopi me ekran 13-inç OLED del në shitje nga dita e sotme për 2,499 dollarë. Ideja pas këtij produkti është përdorimi i Fold si një tablet i madh kur është plotësisht i hapur.
Lenovo prezantoi ditën e sotme një ThinkPad ndryshe nga sa jemi mësuar të shohim: Thinkpad X1 Fold.
Laptopi me ekran 13-inç OLED del në shitje nga dita e sotme për 2,499 dollarë. Ideja pas këtij produkti është përdorimi i Fold si një tablet i madh kur është plotësisht i hapur.
Ekrani i tij mund të paloset deri në 90 gradë por edhe të përdoret si laptop kur tastiera virtuale shfaqet në gjysmën tjetër. E gjitha mund të paloset dhe vendoset në çantë pa zënë shumë hapësirë.
Sa i përket specifikave, Thinkpad X1 Fold vjen me procesorët Intel të gjeneratës së 11-të, dy porta USB-C dhe një portë SIM, 8GB RAM, deri në 1TB memorie dhe bateri 50Wh.
Krahas tij Lenovo prezantoi ThinkPad Nano, që kompania thotë se është ThinkPad-i më i lehtë dhe i hollë prodhuar ndonjëherë. Bazohet në platformën Intel Evo, një laptop me bateri jetëgjatë, karikim dhe ndezje të shpejtë.
Sistemet Evo përfshijnë procesorë Tiger Lake të gjeneratës së 11 Intel, Wi-Fi 6 dhe Thunderbolt 4. Ekrani i Nano është 13-inç 2K.
Sa i përket specifikave, Nano përfshin procesorë deri në Core i7, 16GB RAM, 1TB memorie dhe bateri 48Wh. Lenovo krenohet edhe me mikrofonët 360-gradë dhe grafikat Intel Xe. Nano del në shitje në tre mujorin e fundit të vitit për 1,399 dollarë. /PCWorld Albanian