Incident në një manifestim në Shkup: Atixheja humbi ndjenjat dhe u rrëzua, kishte qenë e urritur

Protagonistja kryesore nga filmi dokuemntar “Toka e Mjaltë”, sot ishte mysafire në hapjen e manifestimit “Ditët e mjaltës maqedonase”, ku Atixhja në një moment, derisa para publikut pati marë fjalë ministri i bujqësisë Arianit Hoxha dhe kryetari i komunës Qendër, Sasha Bogdanoviq, ajo ka humbur vetëdijen dhe është rrëzuar, me çka menjëherë është thirrë ndihma e shpejtë, transmeton Zhurnal.

Ajo tani ndjehet mirë dhe deklaron se arsyeja ka qenë uria.

“Nuk ndjeva asgjë më herët. Po të ndjeja do të mbahesha diku. Por, ashtu, prej askund mu përkeqësua gjendja, u rrëzova dhe lëndova kokën. Nuk kam aspak probleme shëndetësore, përpos që dobët kam ngrënë. Nuk kisha apetit përshkak se shumë po nervozohem”, tha Atixheja për MMS.mk.

Ajo faleminderoi mjekët dhe ministrin dhe njoftoi se është mysafir në Shkup dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.//Zhurnal.mk