Tavolina e punës flet shumë çfarë personaliteti ke

Gjendja në tavolinën e punës, duke nisur nga sendet që ka mbi të, përveç kompjuterit, mund të ndihmojnë të kuptoni personalitetin e një personi dhe gjithashtu të shërbejnë si një paralajmërim për kolegët e tij.

Foto të familjes

Disa foto të familjes në tryezën e punës tregojnë rëndësinë e marrëdhënieve personale dhe mund të jenë një motivim për të punuar edhe më shumë. “Por, nëse tavolina e punës është e mbushur përplot me foto të familjarëve, miqve, dasmës, madje edhe qenit, kjo mund t’u tregojë kolegëve se ju do të dëshironit të ishit kudo, veçse aty për të punuar”.

Rrëmuja

Në pamje të parë, një tavolinë e rrëmujshme mund të jetë shenjë e një personi konfuz, si në punë, si në jetën e vet. “Në të vërtetë, kjo mund të mos jetë e gjitha, pasi ka dëshmi të shumta që tregojnë se një tavolinë e rrëmujshme është tregues i një krijuesi novator, ose një personi antikonformist dhe jokonvencional, të cilit nuk i interesojnë se si duhet të jenë gjërat”.

Rregulli

Një tavolinë e rregullt, tregon për një person që pëlqen rregullat dhe kërkon pritshmëri të qarta, jo vetëm në punë, por në çdo aspekt të jetës. Por ndonjëherë ky rregull i tepruar mund të nxjerrë në pah dëshirën për t’u shfaqur të tjerëve një fasadë të përsosur dhe të mos qenët i prirë ndaj ndryshimeve, dy gjëra që tregojnë për një person të ngurtë.

Vazo me lule të freskëta

Lulet e freskëta të japin humor dhe vënia e tyre në tavolinë është një mënyrë për t’u treguar të tjerëve lumturinë tuaj. Certifikata dhe vlerësime. Për disa njerëz, karriera është gjithçka, kështu që të tregosh çmimet dhe vlerësimet është si t’u thuash të tjerëve se ambicia dhe motivimi janë të vetmet gjëra që kanë rëndësi në punë.