Qeveria më në fund dha “Dritë Jeshile” për hapjen e bibliotekave në Maqedoninë e Veriut, ku të njejtat kanë filluar me punë që dje por sipas rekomandimeve të autoriteteve shëndetësore.
Me vendim të Qeverisë nga 6 Korriku të gjithë bibliotekat në Maqedoninë e Veriut kanë hap dyert për lexuesit, këtë e konfirmoi drejtoresha e bibliotekës në Tetovë Njomza Imeri Ismaili në një prononcim për programin e mëngjesit Happy Day.
“Nga Biblioteka e Tetovës zotohen se në përpikmëri do t`I zbatojnë masat dhe rekomandimet e autoriteteve. Masa të vecanta do të mere edhe gjatë kthimit të librave”,tha Ismaili.
Shkaku I korona-krizës nga Biblioteka e Tetovës kanë edhe një sihariq për lexuesit. Nga atje njoftojnë se lexuesit janë të liruar nga pagesa e vonesës së kthimit të librave në kohën kur biiblioteka ka qenë e mbyllur. Ndryshe bibloteka ka filluar me orarin verorë nga ora 8.00- deri në orën 16.00. /KlanMacedonia