Fotot e rënda nga Nju Sauth Uellsi i Australisë tregojnë një katastrofë të vërtetë, me qyteza të shkatërruara e gjallesa të ngordhura ose të etura për ujë.
Banorët e Rosedejllit, 18 km në jug të Bejtmen Bejit, u detyruan të largohen në natën e ndërrimit të viteve, pak orë para se zjarri të rrethote gjithë qytezën.
Fotot e bëra të premten tregojnë disa zona të qytezës bregdetare që janë bërë hi, me pronat e djegura dhe me dëme materiale të pallogaritshme.
Shërbimi Rural i Zjarreve tha këtë javë se në të gjithë rajonin janë djegur me qindra shtëpi, bashkë me makinat e lëna pas nga banorët e frikësuar. Top Channel