Filmi “Toka e Mjaltit”, e Tamra Kotevska dhe Lubomir Stefanov është kandidati nga Maqedonia për Oskar në kategorinë e filmave më të mirë të huaj për viti 2020 në Akademinë Amerikane të Filmit. Këtë e ka bërë të ditur Shoqëria e punëtorëve filmit të Maqedonisë, komisionit i të cilit e bën përzgjedhjen.
Kjo është për herë të parë që një dokumentar i metrazhit të gjatë të jetë kandidat për Oskar.
Në Komisionin kanë marrë pjesë Igor Ivanov- regjisor, Angella Nestorovska- producent, Aksel Memed- aktor, Sashko Poter Micevski- montazhier filmik dhe dizajnues i zërit, Igor Angello- aktor, Duna Duma- regjisor dhe Goran Ignjatorvski- makeup dizajnues.
Në konkurrencë për kandidaturën kanë qenë filmat: Zoti ekziston, emrin e ka Petrunija”, e Teona Strugar Mitevska, “Ej” e Vasil Hristov, “Gjyshi dhe nipëri” e Ilija Piperovski, “Ngjyrat e Prespës” e Perpo Popov dhe “Xhezmen” e Allosha Simjanovski.
“Toka e mjaltit” tani ka shansin të merr nominimin në dy kategori në Oskar- për film më të mirë të huaj, por edhe më dokumentarin për të cilin është kualifikuar në mënyrë direkte sepse ka fituar në festivalin Dokaviv në Tel Aviv.
Nga kandidatët e paraqitur e të gjitha vendeve në janar do të përzgjidhen 5 filma të cilat do të dominohen për Oskar, ndërsa shpallja e fituesve do të bëhet më 9 shkurt 2020 në Los Angeles.
Deri tani ka pasur dy filma nga Maqedonia që janë nominuar për Oskar- “Para shiut” e Millço Mançvskit në vitin 1995 në kategorinë e filmit më të mirë të huaj, dhe dokumentari i shkurt “Dae” e Stole Popovit në kategorinë e dokumentarëve të metrazhit të shkurtë.
“Toka e mjaltit” hyri në mesin e 12 kandidatëve për dokumentar më të mirë në shpërblimet filmike të Evropës, të njohura si Oskarët Evropian, që i dhuron Akademia Filmike Evropiane.
Në rrethinë më të gjërë të filmave që do të konkurrojnë për Oskarin Evropian në këtë kategori janë të përfshirë 12 dokumentare nga 12 vende.
Kjo është hera e parë që Maqedonia të ketë dy kandidatura për Oskar Evropian, “Zoti ekziston, emrin e ka Petrunija” e Teona Mitevska është në mesin e 46 në përzgjedhjen për filmin më të mirë.
Në dy javët e ardhshme më shumë se 3600 anëtarë të Akademisë do të përzgjedhin nga pesë filma në çdo kategori të cilët do të marrin nominimin për Oskar Evropian, ndërsa emrat e tyre do të bëhen publike më 9 nëntor. Ceremonia e ndarjes së shpërblimeve do të mbahet më 7 dhjetor në Berlin.
Fituesi i Sundance, “Toka e Mjaltit” nesër do të ketë premierën në mbylljen e MakeDoks, ndërsa nga e enjtja do të luaj në repertorin e rregullt të kinemasë Cineplexx në Shkup. /Schoolture.info/ Muhamed Krasniqi