Këtë javë një aplikacion I quajtur “FaceApp” u bë shumë viral duke u shkarkuar pothuajse në smartphonat e secilit prej nesh. Ky aplikacion është aktualisht aplikacioni më I lirë në App Store të Apple.
Por çfarë e bën këtë aplikacion kaq interesant?
Në fillim të vitit 2017, ky shërbim mori një valë kritikash mbi përdorimin e inteligjencës artificiale për të transformuar fotot e fytyrave, duke i bërë ata të duken më të vjetër apo të rinj, meshkuj ose femra, ose duke shtuar një buzëqeshje për t’u dukur më të lumtur. Gjithashtu së fundmi aplikacioni bëri një ndryshim duke përfshirë edhe vëllezërit Jonas, Drake dhe Dwayne Wade, për të treguar që dhe ata përdorin aplikacionin me qëllim shtimin e përdoruesve.
Skandalet e privatësisë së profilit të konsumatorëve në industrinë e teknologjisë kanë qenë të shumta por ky përdorim kaq i madh i FaceApp tregon që konsumatorët ende nuk i shqyrtojnë shërbimet që iu ofrohen përpara se të dorëzojnë të dhënat e tyre personale. Në të njëjtën kohë kujtojmë shumica prej nesh nuk ka informacion mbi mënyrën se si kompanitë e mbledhin informacionin tonë dhe çfarë të drejtash kanë mbi të. Sipas kompanisë ruse “Shumica e imazheve fshihen nga serverët tanë brenda 48 orëve nga data e ngarkimit”.
Në gjuhën e kushteve të shërbimit të aplikacionit kompania informon përdoruesit se ata “I japin FaceApp një licencë të pakthyeshme, jo-ekskluzive, pa pagesë në mbarë botën, të transferueshme për të përdorur, riprodhuar, modifikuar, përshtatur, dhe shfaqë publikisht përmbajtjen e përdoruesit në të gjitha formatet dhe kanalet e njohura ose të zhvilluara më vonë pa konsensusin tuaj”. Pra FaceApp mund të bëjë në mënyrë efektive atë që dëshiron me selfie-in tuaj.
Edhe kompani të tjera të shquara të teknologjisë kanë futur në mënyrë të ngjashme gjuhën e lidhur me shërbimin për të siguruar të drejtat e tyre, për të përdorur emra, fotografi dhe përmbajtje të tjera nga përdorues sipas dëshirës. “Nëse ndani një foto në Facebook, na jepni leje për ta ruajtur, kopjuar dhe ndarë me të tjerët,” thotë Facebook në kushtet e shërbimit të tij. Së bashku me viralitetin dhe shpërthimin e FaceApp-it, popullaritet këtë javë ka pasur një numër skandalesh mbi privatësinë teknologjike, secila prej të cilave duhet të ketë qenë e mjaftueshme për ti bërë njerëzit të paktën të rishikojnë sa informacion ndajnë më kompanitë e teknologjisë.
Burimi: CNN / SCAN