Deri më 1 dhjetor të këtij viti do të mund të aplikojnë shkollat fillore dhe të mesme në Maqedoninë e Veriut për projektin me karakter ndëretnik, transmeton Portalb.mk.
“Aktivitetet që do të mbështeten me grant, mund të realizohen në mënyrë të pavarur në shkollat ku mësimi zhvillohet në disa gjuhë mësimore, ose në partneritet me një shkollë tjetër”, sqaroi Ministria për Arsim dhe Shkencë.
Ministria theksoi që me 30 mijë denarë do të mbështeten gjithsej 95 shkolla, ashtu që 70 do të jenë fillore dhe 25 të mesme. Aplikimi do të mund të bëhet përmes formës elektronike https://e-uslugi.mon.gov.mk.
“Thirrje Publike për ndarjen e granteve për shkollat fillore dhe të mesme publike, të cilat kontribuojnë në zhvillimin dhe avancimin e multikulturalizmit, integrimit ndëretnik dhe tolerancës”, sqaroi Ministria.