UNT: Sot u konstitua përbërja e re e Kuvendit Studentor Universitar

Sot më datë 08.03.2023 në hapësirat e UNT se u realizua procesi zgjedhor per Kryesinë e Kuvendit Studentor Universitar.

Mbledhjen e udhehoqi kryetarja e komisionit zgjedhor-njekohësisht edhe kryetarja e Fakultetit të Shkencave Socilae Edita Arsllani si dhe anetaret Berna Masllani dhe Elmedina Kasami.

Ne mbledhje morën pjesë edhe koordinatorët nga stafi akademik Nehar Aliu dhe Xhezmi Abdullahu.

Kandidatët per kryetar Omer Hebib dhe Arbnor Maliqi, kandidati për Zv.kryetar Hamzi Vila dhe kandidatja për sekretare Elmedina Kasami para anëtarëve prezantuan programet e tyre.

Pas procesit  zgjedhor demokratik dhe transparent  të votimit vijuan rezultatet:

Omer Hebib 12 vota

Arbnor Maliqi 3 vota

Hamzi Vila 15 vota

Elmedina Kasami 15 vota

Me përfundim të procesit zgjedhor kryetarja e komisionit zgjedhor emëroi:

Omer Hebib- Kryetar

Hamzi Vila- Zv. kryetar

Elmedina Kasami- Sekretare

Si përfundim kryetarja e Senatit të Universitetit, si dhe Sekretarja gjenerale i uruan suksese  kryesisë  së re gjatë mandatit të tyre.