Më 15 shkurt me fillim nga ora 20:00 në skenën e madhe të Operës dhe Baletit Nacional do të shfaqet baleti në dy akte “Don Kishoti” i Ludvig Minkus. Ky institucion njoftoi se inkuadrohen në aksionin humanitar për të goditurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, transmeton Portalb.mk.
“Të ardhurat nga shitja e biletave për shfaqjen “Don Kishoti” që do të mbahet të mërkurën (15.2.2023) do të jepen si ndihmë për të dëmtuarit nga tërmetin katastrofal në Turqi dhe Siri”, njoftuan nga IN Opera dhe Baleti Nacional.
“Don Kishoti” është një histori magjike për mullinjtë e erës, gruan “perfekte” dhe dashurinë e vërtetë. Pjesa e baletit është vendosur në muzikën e Minkus me një ritëm ekspresiv që rezulton në “Don Kishoti Pa de de” i famshëm që thekson të gjithë performancën.
Kompozitori dhe violinisti Ludvig Minkus (1826-1917) shkroi disa baletë të njohur dhe pothuajse të gjithë, veçanërisht baleti “Don Kishoti”, interpretohen edhe sot në të gjithë botën. “Don Kishoti” është një balet i bazuar në romanin e famshëm me të njëjtin emër të Miguel de Servantes.
Përndryshe, kujtojmë që numri i të vdekurve nga tërmeti i 6 shkurtit në Turqi dhe Siri ka arritur në 34 mijë. Sipas paralajmërimeve numri i të vdekurve nga tërmeti që goditi pjesë të Turqisë dhe Sirisë mund të dyfishohet nga numri aktual, pasi kanë kaluar një javë nga fatkeqësia dhe bien mundësitë për ata që kanë mbetur gjallë nën rrënoja të mbijetojnë aq gjatë.