Komunikimi me zonat e prekura nga tërmeti tashmë është i vështirë, ndërkohë Ministria e Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut theksoi që një mësimdhënës dhe tetë nxënësit e Maqedonisë së Veriut që kishin qenë aty gjatë tërmetit, tashmë janë në gjendje të mirë shëndetësore, transmeton Portalb.mk.
“Nëntë shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët janë gjetur në zonën e prekur (tetë nxënës dhe mentori/mësuesi i tyre, të cilët përmes programit “Erasmus Plus” qëndrojnë në Republikën e Turqisë), sipas informacioneve të fundit, janë të sigurt dhe jo në gjendje të rrezikshme për jetën. Bëhet fjalë për nxënës të shkollave të mesme nga Gostivari, ndërsa nxënësit tjerë vijnë nga – Mavrova, Tetova etj.”, raportoi Ministria.
Ministria sqaroi që një Ambasada në Ankara ka dërguar diplomat i cili përmes një furgoni do të organizojë kthimin e shtetasve të e rrezikuar në një vend të sigurt, për t’i kthyer pastaj në Maqedoninë e Veriut. Në njoftim theksohet që njëri nga nxënësit ka pasur frakturë, por tashmë ai ka marrë shërbimet e nevojshme mjekësore.
“Më së rëndi janë goditur dhjetë qytete, mes të cilëve: Gaziantep, Kahramanmaras, Hataj, Osmanije, Adijaman, Malatija, Shannliurfa, Adana, Dijarbakit dhe Kilis. Në këtë rajon komunikimi normal është i ndërprerë, dhe kushtet komplekse të motit, të përcjella me temperatura jashtëzakonisht të ulëta, reshje bore dhe ulje të dukshmërisë, e bëjnë edhe më të vështirë përballimin e pasojave”, raportoi Ministria.
Ministria për t’i ndihmuar qytetarët e përfshirë në këtë tragjedi, ka hapur disa numra të telefonit: +905394569710 në Ankara, +905456149777 në Stamboll dhe + SOS telefon i MPJ-së në Shkup, 38975273732.
Ndryshe, Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut njofton se përmes Ambasadës së saj në Ankara dhe Konsullatës së Përgjithshme në Stamboll, po ndjek nga afër situatën në Turqinë juglindore pas tërmetit të fortë mëngjesin e sotëm, dhe raporton vazhdimisht për situatën në zonat e rrezikuara. Ata informuan se nëntë qytetarë të RMV-së ndodhen në rajonin e goditur nga tërmeti.
Sot në mëngjes rreth orës 04:17, sipas llogaritjes lokale, një tërmet me magnitudë 7.8 të shkallës Rihter ka goditur Turqinë juglindore pranë kufirit me Sirinë. Sipas njoftimeve të fundit në Turqi dhe Siri, numri i të vdekurve është mbi 1.300 dhe vazhdon rritet. Gjithashtu mijëra të tjerë janë plagosur. Tërmeti është një nga më të fortët që ka goditur Turqinë në më shumë se 100 vjet dhe shkaktoi lëkundje në të gjithë rajonin, duke shembur ndërtesa dhe duke i bërë banorët të vrapojnë për të dalë në rrugë.