Këngëtarja nga Mitrovica, Rona Nishliu, ka publikuar këngën më të re me videoklip, “Mallëngjimi”.
Nishliu këtë këngë ua ka kushtuar atyre që janë larg atdheut.
“Premierë: “Mallëngjimi” me kompozim dhe tekst të kantautorit e veprimtarit Rashid Krasniqi e interpretim të paharrueshëm të zanit të ëmbël, Muharrem Qena”.
“Ky variant i jonë është një falënderim i përzemërt për krijuesin dhe interpretim, e dedikim për të gjithë ata që jetojnë me zjarrin dhe mallin për vendlindjen, familjen, lagjen e fëmijërisë, përrocken e fshatit… Mërgimi nuk është i lehtë e mallëngjimi është shoqërues i përhershëm..”, shkruan Nishliu në Facebook.