Belgu Laurent Simons (12), i cili mban nofkën “Ajnshtajni i Vogël”, pas përfundimit të masterit në fizikën kuantike, synon që së shpejti të fillojë studimet e doktoraturës, raporton Anadolu Agency (AA).
Babai i tij, Alexander Simons bëri të ditur se 12-vjeçari Lauren studimet e doktoraturës do t’i regjistrojë në Institutin gjerman “Max Planck“
Megjithatë, ai nuk zbuloi detajet e programit, por theksoi se do të përfshijë kiminë, mjekësinë dhe fizikën, dhe se Laurent kohën më të madhe e kalon në laboratori.
Alexander Simons tha se djali i tij nuk dëshiron të kufizohet në një fushë.
Laurent Simons, i lindur në qytetin Ostend, shkollën fillore e kreu në moshën 6-vjeçare ndërsa në moshën 9-vjeçare filloi studimet në Belgjikë. Ai diplomoi në moshën 11-vjeçare ndërsa këtë verë, në moshën 12-vjeçare përfundoi studimet master në Universitetin e Antwerpen-it.
Ai bashkëpunoi me një grup shkencëtarësh nga Instituti “Max Planck” për kërkimet mbi lazerët që zbulojnë kancerin nga mostrat e gjakut.