Universiteti ‘Nënë Tereza’ në Shkup përmbylli tre afatet e regjistrimeve për ciklin e parë të studimeve në pesë fakultetet e tij, me 24 programe studimore për vitin akademik 2022/2023. Numri i përgjithshëm i studentëve të pranuar arriti 706.
Në ciklin e dytë, regjistrimi i kandidatëve vijon deri më datën 30 shtator.
UNT u uron shëndet dhe suksese gjithë studentëve të rinj gjatë ndërtimit të jetës së tyre akademike!