Dhjetë muaj pasi një ujk 16-vjeçar i Arktikut i quajtur Maya ngordhi në një kopsht zoologjik në Kinën veriore, një “Maya” e re lindi përmes teknologjisë së klonimit.
Duke përdorur një qen beagle si bartës, Sinogene Biotechnology me bazë në Pekin të hënën pretendoi se ata kanë klonuar me sukses një ujk Arktik, “i pari në botë” i këtij lloji.
“Ujku i sapolindur ka të njëjtin gjenom si ujku origjinal, por versioni i klonuar i tij nuk ka jetuar me ujqër të tjerë, por me një qen. Në fakt, për qentë dhe macet e klonuara ka edhe një problem të socializimit të hershëm. Sa më i hershëm të jetë socializimi, aq më i dobishëm për zhvillimin e tij në të ardhmen. Klonimi i qenit dhe maceve është relativisht më i lehtë, dhe ne do të vazhdojmë të punojmë në këtë fushë. Në hapin tjetër, ne mund të klonojmë kafshë të egra të rralla”, tha Sink Zhao Jianping.
Pavarësisht se do të të rriten larg ujqërve të tjerë të Arktikut, shkencëtarët kinezë e përshëndesin procedurën e suksesshme si një arritje historike në ruajtjen e kafshëve të egra të rrezikuara dhe specieve të rralla.
Në vitin 2019, firma kineze njoftoi krijimin e “Garlic”, maces së parë të klonuar.