NASA po përgatitet të dërgojë përsëri astronautë në Hënë si pjesë e programit Artemis, me qëllimin që në një plan më afatgjatë të arrijë të dërgojë njerëz në Mars. Artemis përbëhet nga një raketë e quajtur Sistemi i Nisjes në Hapësirë, i cili mund të mbajë module të ndryshme në majë të tij, siç është kapsula e ekuipazhit Orion që strehon astronautët gjatë fluturimit. Kapsula kozmike Orion mund të mbajë 4 persona nga ekuipazhi në krahasim me Apollo që mbante 3. Anija është e përbërë nga alumini, sipas NASA-s, me një shtresë të jashtme prej 1300 pllakash silicë me mbrojtje termike të ngjashme me ato të përdorura në pjesën e poshtme të anijes kozmike. Misioni Artemis 2, aktualisht i planifikuar për në vitin 2024, do t’i çojë astronautët rreth hënës, por nuk do t’i zbresë atje. Nëse ky mision është i suksesshëm, NASA shpreson të dërgojë njerëzit në Hënë me misionin Artemis 3./Alsat.mk