YouTube ka hequr më shumë se 70,000 video dhe 9,000 kanale që lidhen lidhje luftën në Ukrainë, për shkelje të udhëzimeve të përmbajtjes.
Kjo përfshin heqjen e videove që i referoheshin pushtimit si një “mision çlirimi”, raporton The Guardian.
Prej fillimit të luftës, YouTube ka hequr kanalet duke përfshirë atë të gazetarit pro-Kremlinit Vladimir Solovyov, ndërsa kanalet e lidhura me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Punëve të Jashtme të Rusisë gjithashtu janë pezulluar përkohësisht nga ngarkimi i videove që përshkruan luftën si një “mision çlirimtar ”, shkruan gazeta britanike.