Për herë të parë në Kërçovë është organizuar Panairi i Librit në të cilën kanë marrë pjesë 20 shtëpi botuese nga vendi.
Panairi është organizuar nga Komuna e Kërçovës, biblioteka e qytetit “Koço Racin” dhe disa shtëpi botuese.
“Për herë të parë në Kërçovë kemi organizuar Panair të librit. Vizitueshmëria nga ana e qytetarëve është në kuadër të pritshmërive. Që t’i tërheqim, para se gjithash të rinjtë, bëjmë prezantime dhe forma të reja të komunikimit dhe afrimit me librin, me çka do të kontribuojmë që ata të tregojnë interes më të madh,m dhe jo vetëm të bëjmë ofertë statike të veprave, që më parë ishte dukuri e rregullt”, ka thënë Fjolla Zllatku nga Shtëpia Botuese “Akropoli i ri”, një nga organizatorët e Panairit.
Panairin për të hapur e shpalli kryetari i komunës së Kërcovës, Fatmir Dehari. /Schoolture.info/