SHTRENJTIME/ Rritje e paparë çmimesh, ja sa janë rritur disa produkte

Në dy javët e fundit, ueb shërbimi Cenometar.mk ka vërejtur rritje të paparë të çmimeve në shumë produkte në markete. Duke pasur para sysh se kjo rritje është sistematike, nga ky shërbim konsiderojnë se nuk bëhet fjalë për inflacion, por për veprim të koordinuar për rritjen e shumë produkteve, me pretekstin e inflacionit apo të ndërprerjeve të zinxhirëve të furnizimit..

Ajo çfarë është indikative, shumë markete, për shumë produkte kanë të njëjtat çmime të rritura, madje pa as edhe një denar dallim, gjë që tregon shoqëri monopoli. Normalisht, këto aktivitete jo-tregtare, thonë nga ky shërbim, as nuk janë të njohura për autoritetet kompetente dhe as nuk dinë çfarë veprimi duhet të ndërmarrin.

Ueb shërbimi Cenometar.mk, thotë se në emër të popullit ka marrë përsipër të informojë për këto veprime jotregtare, aksione monopoliste që kufizohen me përfitimin ushtarak.

Në vijim mund të ndiqni listën e disa prej produkteve dhe artikujve që kanë shënuar rritje të mëdha.

Kaçkavalli edamer dhe gauda – rritje për 43 denarë, çmim monopolist 399 denarë, pothuajse në të gjitha marketet
Vezët – shabllon 30 – çmimi gjatë festave, rritje mesatarisht 48 denarë!
Mishi i grirë – rritje për 10 denarë
Mishi i freskët viçi – rritje e pabesueshme mesatarisht 84 denarë!
Çajna – rritje mesatare për 15 denarë
Letër higjienike – 10 copë, tre shtresa – rritje e pabesueshme mesatarisht për 42 denarë!
Sheqeri – rritje e paparë për 16 denarë mesatarisht!
Kosi – rritje mesatarisht 10 denarë!
Gjalpi – rritje prej 10 denarë mesatarisht!
Domatet – gjatë festave – rrittje prej mbi 50 denarë!
Vaji për gatim – rritje mesatare mbi 40 denarë!
Te vaji për gatim, më simptomatike është se – në marketet ku sillet rreth 2 euro (KAM) nuk është në rafte, ndërsa në markete ku është rreth 2.5 euro (Kipper, Ramstore, Stokomak) është në dispozicion për ta blerë.

Një rritje e tillë e sinkronizuar e çmimeve, e artikujve që nuk kanë lidhje me zinxhirët e furnizimit apo presionet inflacioniste, mund të interpretohet vetëm si një monopolizim i sinkronizuar, i heshtur i çmimeve, mbi kurrizin e qytetarëve. Autoritetet tona financiare, vlerëson Cenometar, nuk e kuptojnë konceptin përmes të cilit grabiten njerëzit dhe as dinë ta parandalojnë.