Që në orët e para të natës së kaluar, pak përpara datës 5 tetor, Microsoft vuri në dispozicion përditësimin Windows 11
Sistemi i ri operativ mund të instalohet në kompjuterë të pajtueshëm, duke përdorur aplikacionin PC Health Check, që analizon performancën.
Butoni Start
Risia e parë ka të bëjë me butonin Start, që, i pozicionuar në qendër, ju lejon të hyni shpejt në përmbajtjen dhe aplikacionet tuaja të preferuara.
Gjithashtu, falë platformës cloud Microsoft 365, mund të keni qasje në skedarët e fundit nga çdo pajisje që përdorni.
Një risi tjetër është prezantimi i Widgets, një burim i ri i personalizuar, që përdor Inteligjencën Artificiale për të treguar përmbajtje të personalizuara drejtpërdrejt në desktop.
Produktiviteti i Teams dhe aplikacioni Microsoft Store
Teams tashmë janë të integruar drejtpërdrejt në shiritin e Task, në mënyrë që të përshpejtojnë hapjen ose pjesëmarrjen në thirrje dhe videothirrje, si për qëllime personale, ashtu edhe për biznes.
Me Windows 11, ndryshon edhe Microsoft Store. Dyqani dixhital jo vetëm që bëhet një pikë e vetme hyrjeje për të shkarkuar aplikacione, por edhe një mjet i dobishëm për të kërkuar lloje të tjera të përmbajtjes, të tilla si filma dhe lojëra për Xbox.
Microsoft ka punuar shumë për të përmirësuar dhe thjeshtuar multitasking, përmes prezantimit të Layouts Snap, Groups dhe aftësisë për të vendosur desktop të ndryshëm në Windows 11.
Me paraqitjet e reja me tri kolona, ju mund të shihni artikujt aktivë në një hapësirë të organizuar, ndërsa tipari Desktops ju lejon të personalizoni zyrën tuaj me grupe të ndryshme aplikacionesh.
Argëtimi
Duke iu rikthyer lojërave, vlen të përmendet se Windows 11 hap derën për modalitetin e shfaqjes Auto HDR dhe mbështetjen për DirectStorage, një veçori e prezantuar për herë të parë në tastierat Xbox Series X dhe Xbox Series S, që zvogëlon kohën e ngarkimit të lojërave./Atsh