Flagshipi i ardhshëm Android mund të jetë më afër sesa kemi menduar. Android Authority raportoi se Galaxy S21 po vjen në mbarë botën nga data 14 Janar. Telefoni do të godasë tregjet më 29 Janar.
Këto data janë në përpurthje të plotë me raportin e Android Police një javë më parë. Nëse provojnë të sakta, atëherë kemi të bëjmë me një ndryshim strategjik nga Samsung. Kompania zakonisht prezanton telefonët Galaxy S në aktivitetin Unpacked në Shkurt gjatë Kongresit Mobil Botëror në Barcelonë.
Shfaqja është shtyrë për në muajin Qershor dhe mbase Samsung kërkon të prezantojë telefonin gjatë evenimentit CES 11-14 Janar.
Sipas Android Authority, seritë Galaxy S21 do të përfshijnë të njëjta modele si vitin e kaluar përfshirë S21 Plus dhe S21 Ultra. Telefoni do të shitet në katër ngjyra: gri, pink, purpurt dhe bardhë. Normalisht do të fuqizohet nga procesori flagship Snapdragon 888 dhe Exynos 2100.
Raporti vijon më tutje duke konfirmuar kamër kryesor 108-megapiksel dhe dy kamera sekondare me sensorë 10-megapiksel. /PCWorld Albanian