“Big Tech” pati një vit të madh suksesi në 2020-ën, pasi pandemia nuk i ndaloi 7 kompanitë më të mëdha të teknologjisë të rriteshin në vlerën 3.4 trilionë dollarë në total vitin e kaluar.
Gjigandët e teknologjisë si “Amazon” dhe “Apple”, postuan të ardhura rekord në muajt e fundit, ku dy kompanitë arritën mbi $100 miliardë në të ardhura tremujore për herë të parë në tremujorin e fundit të 2020, raporton “CNBC”.
Në fakt, në rastin e “Amazon”, gjigandi i tregtisë elektronike xhiroi më shumë se 830,000 dollarë të ardhura për minutë në tremujorin e tij më të fundit, transmeton lajmi.net.
CNBC pa raportet më të fundit tremujore të fitimeve që shtatë prej markave më të mëdha në teknologji (Amazon, Apple, Alphabet, Microsoft, Facebook, Tesla dhe Netflix) depozituan në “SEC” në javët e fundit dhe tregoi sa të ardhura ka bërë secili për çdo minutë në tre muajt e parë të 2021. (Periudha kishte 90 ditë dhe 129,600 minuta, në tremujorin e parë të vitit 2021.)
Amazon: 837,330.25 dollarë për minutë
Apple: 691,234.57 dollarë për minutë
Alphabet: 426,805.56 dollarë për minutë
Microsoft: 321,805.56 dollarë për minutë
Facebook: 201,936.73 dollarë për minutë
Tesla: 80,162.04 dollarë për minutë
Netflix: 55,270.06 dollarë për minutë
Kompanitë arritën një mesatare prej 373,606 dollarë në minutë, e cila është në të vërtetë më pak se tremujorin e mëparshëm (416,768 dollarë në të ardhura për minutë).
Të dy, “Apple” dhe “Amazon” postuan të ardhura rekord në tremujorët e tyre të fundit të vitit 2020, duke ndihmuar në rritjen e mesatares së përgjithshme, me “Amazon”, e cila arriti mbi 950,000 dollarë të ardhura në minutë në atë tremujor.
Në tremujorin e parë të vitit 2021, “Amazon” udhëhoqi duke arritur më shumë se 108.5 miliardë dollarë të ardhura. Kjo do të thotë në 837,330 dollarë në minutë gjatë kësaj periudhe tre mujore.
“Amazon” arriti 100 miliardë dollarë të ardhura për tremujorin e dytë radhazi. Themeluesi Jeff Bezos (i cili njoftoi se do të tërhiqet nga posti i tij si CEO i Amazon) pa pasurinë e tij personale të arrinte vlerën prej 200 miliardë dollarëve.
“Apple” ndoqi “Amazon” në ndarjen e të ardhurave për minutë, duke arritur 691,234 dollarë çdo minutë të tremujorit të parë të vitit 2021. Kompania postoi të ardhura prej 89.6 miliardë dollarë për atë tremujor, me rritjen e shitjeve të “iPhone” me 65.5% krahas së njëjtës periudhë të një viti më herët.
“Apple” gjithashtu ka vlerën më të madhe të tregut nga çdo kompani në botë, me më shumë se 2.2 trilionë dollarë. “Amazon” ka një vlerë tregu prej 1.76 trilionë dollarë.
Ndërkohë, kompania mëmë e “Google”, “Alphabet”, e cila ka një vlerë tregu prej rreth 1.6 trilionë dollarë, arriti 426,805 dollarë në minutë, bazuar në rezultatet e saj më të fundit tremujore.
Kompania raportoi të ardhura totale prej 55.3 miliardë dollarë për tremujorin e parë të vitit 2021. Microsoft, me një vlerë tregu prej 1.9 trilionë dollarë, raportoi 41.7 miliardë dollarë të ardhura tremujore javën e kaluar, të cilat konvertohen në 321.805 dollarë të ardhura në minutë.
“Facebook” (925 miliardë dollarë vlera e tregut) nxori 201,936 dollarë të ardhura për minutë dhe 26,2 miliardë dollarë të ardhura totale për tremujorin e parë të vitit. “Tesla” (vlera e tregut 677 miliardë dollarë) ishte i radhës në listë me 80,162 dollarë të ardhura në minutë, bazuar në një tërheqje tremujore prej 10.4 miliardë dollarë.
Së fundmi, “Netflix” (me një vlerë tregu prej 227 miliardë dollarë) pati një vit me të ardhura rekord në 2020-ën, por gjigandi streaming pa një ngadalësimin të abonimeve në tremujorin e parë të vitit 2021.
Megjithatë, “Netflix” arriti 7.2 miliardë dollarë në tremujorin e fundit të vitit, e cila konvertohet në 55,270 dollarë të ardhura për minutë. /Lajmi.net/