Sony e lançoi shërbimin 5 vite më parë dhe rritja ka qenë e ngadaltë. Xbox Game Pass, konkurrenti kryesor, ka akumuluar 10 milionë abonentë që prej 2017.
Sony tha se ka 2.2 milionë abonentë në PlayStation Now, shërbimin cloud gaming i cili ofron akses në tituj të palëve të treta.
PlayStation Now ka dyfishuar numrin e të abonuarve krahasuar me një vit më parë kur Sony raportoi 1 milionë abonentë. Rritja e numrit të abonentëve vjen edhe pasi Sony reduktoi koston nga 19.99 dollarë në muaj në 9.99 dollarë në muaj.
Sony e lançoi shërbimin 5 vite më parë dhe rritja ka qenë e ngadaltë. Xbox Game Pass, konkurrenti kryesor, ka akumuluar 10 milionë abonentë që prej 2017.
Shërbimin online gaming i Sony gjithashtu po rritet. PlayStation Plus arriti në 41.5 milionë abonentë në fund të muajit Mars, një rritje me 5 milionë vetëm vitin e kaluar.
Shifrat janë rritur edhe gjatë pandemisë së koronavirusit me njerëzit të kyçur brenda shtëpive dhe në kërkim të dëfrimit. /PCWorld Albanian