Mark Zuckerberg do të duhet të paguajë 20 milionë dollarë për emrin “Meta” pasi sipas të dhënave “Meta” është regjistruar si markë e një kompanie kompjuterike në Arizona. Kompania Meta PCs, e cila shet kompjuterë dhe programe kompjuterike si dhe lojëra elektronike, ishte e panjohur në mbarë botën deri në momentin kur kompania që ka Facebook, Instagram dhe WhatsApp njoftoi ndryshimin e emrit në “Meta”.
Për fat të mirë, kompania kishte arritur të regjistronte emrin e markës në gusht, një vit pas themelimit të saj. Zack Sat, një nga themeluesit e Meta PCs, tha për The Guardian se kompania u bë pjesë e tregut në nëntor 2020 dhe nuk kishte asnjë ide apo informacion që Facebook synonte të ndryshonte emrin e saj, deri të enjten e kaluar. Tani ai dhe bashkëthemeluesi Joe Darger kanë deklaruar se nuk do ta shesin emrin e regjistruar për më pak se 20 milionë dollarë, raporton abcnews.al
Megjithatë, një partner i Facebook tha për TMZ se ata nuk janë të shqetësuar pasi grupi ka të drejtat e nevojshme për të siguruar emrin. Siç thekson Mark Makena, profesor në Universitetin UCLA në Los Anxhelos, Meta PCs mund të kenë regjistruar markën, por ka disa mundësi që mund ta lejojnë Facebook-un të marrë këtë emër.
Për shembull, mund të aplikojë në një vend tjetër dhe ta përdorë për përdorim të brendshëm, gjë që e bëjnë shumë kompani të mëdha. “Ata po kërkojnë një vend të vogël që nuk ka një sistem të plotë zbulimi dhe po aplikojnë atje”, ka thënë profesor Makena për Guardian.
Meta PCs është një kompani e vogël, me vetëm 25 punonjës. Megjithatë, ai premton se do të luajë poker në negociata. Pyetja është se çfarë do të ndodhë më pas.
/abcnews.al