Ku ka shkuar Modaliteti i Errët, a po siç e njohim ne “DarkMode” i Facebook dhe si të riktheni atë?

Përdoruesit e Facebook mbetën të hutuar dhe të indinjuar pasi gjiganti i mediave sociale hoqi përkohësisht funksionin ,,modaliteti i errët,, a po siç e njohim të gjithë “Dark Mode” ’për disa përdorues pas një azhurnimi.

Pas një azhurnimi të sigurisë, tipari u zhduk pa paralajmërim, duke i lënë përdoruesit të ndeshen me bardhësinë ‘verbuese’ të mënyrës normale të Facebook.

Ndryshimi duket se ka ardhur pas një azhurnimi, 320.0.0.36.122, si dhe për versionin 319, në të dy iPhone dhe telefonat Android.

Nuk është hera e parë që ky problem shfaqet – në fillim të majit, përdoruesit e Android gjetën një problem të ngjashëm, përpara se të rregullohej, pa koment nga Facebook.

Si të rregulloni modalitetin e errët në iPhone?

Nëse jeni duke përdorur një telefon Apple, atëherë për të rregulluar këtë problem duhet çinstaluar dhe riinstaluar aplikacionin.

Nëse kjo nuk funksionon, disa përdorues kanë gjetur sukses duke hyrë në cilësimet e aplikacionit Facebook dhe duke aktivizuar ‘Ngarko video HD’ dhe ‘Ngarko foto HD’.

Duket se, duke ndryshuar cilësimet në iOS, aplikacioni është i detyruar të rivendosë memorjen e tij të fshehtë dhe modaliteti i errët përsëri mundësohet, por nuk është e qartë pse funksionon kjo.