Pak ditë më parë u shfaqën disa fotografi të dizajnit të mundshëm të iPhone 13 Pro, por tani kemi një pasqyrë të qartë të versionit “përfundimtar” të pajisjes së ardhshme Apple, transmeton albinfo.ch.
Thuhet se lansimi i IPhone 13 Pro i Apple pritet në shtator dhe dizajni përputhet me informacionin e mëparshëm, me përjashtim të fryrjes së kamerës, e cila është më e madhe, por më e hijshme. Lentet në këtë rast duken më të mëdha.
Pajisja ka një kornizë çeliku inox që është më pak e ndjeshme ndaj gjurmëve të gishtërinjve krahasuar me iPhone 12 Pro. Dhëmbi në ekran do të jetë më i vogël.
Ekspertët pretendojnë se modelet e ardhshme do të jenë më shumë versione “S” sesa pajisje me përmirësime të mëdha, kështu që emri iPhone 12S është i mundur.
Kur bëhet fjalë për pajisjet Apple, gjithçka duhet të merret me një kokërr kripë, dhe situatën reale do ta zbulojmë në shtator.