Janë disa aplikacione që i marrin të dhënat pa lejen tuaj, prandaj edhe ju duhet të forconi privatësinë e telefonit tuaj, shkruan Gazeta Metro.
Përdorimi i një programi antivirus nuk mjafton për të penguar hakerat që të hyjnë te të dhënat tuaja.
Më poshtë ju sjellim 6 këshilla sigurie që do të ndalojnë vjedhjen e të dhënave personale.
1. Mos i dërgoni para dikujt që pretendon se është një mik apo anëtar i familjes. Kur flisni me të në telefon përqendrohuni te toni i zërit të tij, pasi të jeni të sigurt se ata nuk ngjasojnë. Ata ndoshta do të përpiqen të tingëllojnë shumë të shqetësuar dhe t’ju thonë se si t’u dërgoni para menjëherë.
Pasi ta mbyllni telefonin, telefononi numrin e personit që mendoni se ju mori dhe pyeteni nëse ju ka marrë vërtet. Po ashtu telefononi edhe numrin ku ju mori personi që ju kërkoi para. Nëse kanë arritur ta hakerojnë atë telefon, ju nuk do ta telefoni dot.
2. Mos e karikoni telefonin tuaj në stacionet publike, aty ku i karikojnë telefonat të tjerët. Ka disa raste ku vendosen edhe vende për karikim telefoni në vende publike, vetëm për t’ju hakeruar të dhënat. Nuk e dalloni dot se cili stacion karikimi është i vërtetë ose jo dhe cili po ju hakeron të dhënat. Ndaj bëni mirë ta shmangni këtë!
3. Përdorni një VPN kur hyni në WiFi publik. VPN-ja kripton të dhënat tuaja kështu që janë të palexueshme kur dërgohen në një rrjet publik.
4. Shkarkoni një aplikacion menaxher fjalëkalimesh për të ruajtur fjalëkalimet tuaja.
Problemi me fjalëkalimet te shumica e njerëzve është se ato janë shumë të zakonshme dhe se ripërdoren në shumë llogari. Në vend që t’i shkruani ato te Note, mund të shkarkoni një aplikacion për menaxhimin e fjalëkalimeve. I vetmi fjalëkalim që duhet të mbani mend është ai që zhbllokon bazën e të dhënave.
5. Fshini shpesh historinë (browsing history, cookies, dhe cache)
Hakerët shpesh do të përdorin cookies që ju keni përdorur për të hyrë në telefonin tuaj, madje pa pasur fjalëkalim. Cookies gjithashtu ruajnë shumë informacione personale si të dhënat e bankës, diçka që një haker mund ta përdorë në avantazhin e tij.
6. Shkarkoni aplikacione vetëm nga Apple ose Google Play Store.