Këto tituj do ti gjen në seksionin Gaming të Facebook. Kompania thotë se ky nuk është shërbim më vete dhe është plotësisht falas për tu aksesuar. Për më tepër Facebook do të prezantojë edhe reklama që të cilat luhen në kohështrirje. Këto demo do të shkojnë për ata njerëz që nuk hapin tabin Gaming dhe kanë harruar se rrjeti social ofron lojëra. Facebook thotë se reklamat bazohen në kodin nativ të lojës dhe janë të lehta për tu përshtatur.
Cloud gaming do të kufizohet vetëm në dy platforma: Android dhe Web. Apple aktualisht ndalon shërbimet game streaming në iOS përme udhëzimeve të App Store.
Shërbimi do të vijë edhe në aplikacionine dedikuar Facebook Gaming në Android. /PCWorld Albanian