Një grup i të rinjve janë duke krijuar aplikacionin e parë për celularë, nga Maqedonia, me emërtimin Çelinxher (Challenger) që do t’u sfidojë të ecni dhe të ngitni biçikletë dhe të fitoni shpërblime, e në atë mënyrë të mos përdorni automjet dhe të kontribuoni të zvogëlohet ndotja, njofton META, transmeton Portalb.mk.
“Të gjithë po bëjnë thirrjes se duhet të gjendet zgjidhje për ndotjen e ajrit, ne kemi vendosur të bëhemi pjesë e asaj zgjidhjeje – e jo pjesë e problemit. Me ne, secili kilometër i kaluar me këmbë apo me biçikletë – numërohet, në parimin sa më shumë kilometra aq më shumë pikë “Challenger”, të cilat sjellin lirime dhe shpërblime. Veç kësaj të gjithë do të garojmë dhe do të motivojmë njëri tjetrin, e mbi të gjithash krijojmë dhe ndërtojmë nga qytetarët për qytetarët shoqëri dhe mjedis jetësor më të mirë”, thonë krijuesit e aplikacionit.
Entuziastët e rinj Teodora, Ollga, Stefan dhe Mitko me biznes idenë janë ndër fituesit në garën rajonale Philanthropy for Green Ideas në të cilën, në konkurrencë me fituesit nacional nga Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Greqia, Kosova, Serbia dhe Mali i Zi, garuan edhe fituesit nacional të Maqedonisë në garën për biznes ide të gjelbra ARNO.
“Duam që shfrytëzuesit tanë dhe biznes partnerët të inkuadrohen në ndërtimin e përbashkët të komunitetit më të mirë. “Çellinxher” nuk është vetëm aplikacion, por është platformë për ndërtim të komunitetit në të cilin qytetarët dhe sektori korporativ mbështeten dhe inspirohen në mënyrë të ndërsjellë, me një qëllim të përbashkët – të kontribuojnë për ajër të pastër, ndërsa me atë edhe shoqëri të shëndoshë,” shtojnë të rinjtë.
Aplikacioni do të lansohet kah fundi i vitit.