Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se prej nesër (1 tetor), studentët do të mund të aplikojnë për subvencionim të një vakti ushqimor.
Ky afat do të zgjasë deri më 30 tetor, ndërsa të drejtë për të aplikuar kanë të gjithë studentët e rinj të regjistruar, por edhe ata që cilët i plotësojnë kushtet por nuk u paraqitën në afatin e parë.
“Paraqitja për subvencionimin e një vakti ushqimor bëhet në mënyrë digjitale, me plotësimin e vetëm dy dokumenteve – paraqitjes dhe deklaratës për saktësinë e të dhënave, si dhe jepen të dhëna për xhirollogarinë personale”, thonë nga MASH.
Brenda afatit të parë, u dorëzuan gjithsej 21,693 aplikime, ndërsa të drejtën për një vakt studentor të subvencionuar e fituan gjithsej 18,149 studentë.
Nga MASH thonë se të gjitha ankesat e pranuara janë duke u shqyrtuar, ndërsa studentët për vendimin përfundimtar do të njoftohen gjatë javës së ardhshme.