Qyteti i Shkupit ndan 600.000 denarë për autorët dhe ekipin e aktorëve të filmit dokumentarë “Toka e mjaltë”. Këtë vendim njoftojnë nga Qyteti i Shkupit, pritet që të sillet në seancën e sotme të Këshillit.
“Kjo dhuratë ndahet për kontributin për këtë film kryevepër për afirmimin e vendit tonë dhe kulturës në botë, si dhe promocionin e vlerat e vërteta njerëzore dhe raportet me mjedisin jetësor nga e cila varemi dhe të cilën duhet ta ruajmë. Qyteti i Shkupit me këtë hap e vërteton angazhimin e saj për mbështetje dhe afirmim të kulturës, me shpresë që kjo marrëdhënie pozitive do të inkurajoj punëtorët e kulturës që të ngarkohen dhe të krijojnë vepra të paharruara”, thuhet në njoftimin e Qytetit të Shkupit,