Sonda e NASA-s, zbriti të enjten pa vështirësi në planetin Mars pas një udhëtimi që filloi korrikun e kaluar.
Misioni i NASA-s, në një zonë ku mendohet se dikur kishte një liqen, është realizuar për të kërkuar shenja të jetës antike dhe për të mbledhur shkëmbinj që do të analizohen më pas në Tokë.
7 muaj udhëtim dhe 470 milionë kilometra ka përshkuar anija kozmike e NASA-s, e cila u ul e sigurt në Mars.
Një helikopter i vogël, ndihmoi në zbarkimin e ‘roverit’ amerikan në terrenin e planetit të kuq.
Nga ana tjetër, një duartrokitje e gjatë nga qendra e kontrollit, shoqëroi mbërritjen në Mars të sondës së pestë të NASA-s, e cila tashmë ka dërguar në Tokë imazhet e para pak para se të mbërrinte.
“Roveri” arriti në kraterin Jazero, një nga vendet më sugjestionuese për një mision që shkon në kërkim të gjurmëve të jetës, sepse aty është edhe pellgu i një liqeni antik.
Kjo do të thotë që gjurmët e formave të jetës antike mund të mbeten akoma në sedimente.
Vetëm 40% e sondave që deri më tani janë përpjekur të ulen në tokën marsiane, në fakt e kanë arritur qëllimin e tyre.