Eklipsi i parë i plotë hënor i vitit 2022 do ta bëjë Hënën të kuqe të dielën në mbrëmje, raportoi “The Washington Post” të mërkurën.
Hëna e plotë “Flower Moon” e kësaj fundjave do të lahet në një dritë të bronztë, ndërsa hija e Tokës e mbulon atë, duke krijuar një spektakël të dukshëm në pjesën më të madhe të Amerikës së Veriut.
Është eklipsi i parë nga dy që do të duken nga SHBA-ja këtë vit. Tjetri pritet të ndodhë në nëntor.
Eklipset ndodhin kur një objekt bllokon tjetrin. Në rastin e një eklipsi të plotë, Toka hyn në mes të Diellit dhe Hënës, duke e bërë që të zhduket, por që në të vërtetë sigurisht nuk ndodh. Në vend të saj, një pjesë e dritës së Diellit kalon rreth Tokës përmes atmosferës dhe shpërndahet drejt Hënës.
Që kjo të ndodhë, Dielli, Toka dhe Hëna të gjitha duhet të jenë në një linjë. Kjo ndodhë vetëm gjatë hënës së plotë.
Eklipset hënore nuk janë aq të veçanta sa eklipset hënore të plota. Eklipset hënore janë të dukshme nga të gjitha anët e botës gjatë natës. Shumica e vendeve kanë një ose dy eklipse hënore në vit. /Kohanet/