5 ushqimet që ju ndihmojnë të flini më të qetë

Gjumi është gurthemeli i mirëqenies sonë.

Nëse flemë 7 deri në 9 orë, atëherë hedhim hapa të rëndësishëm drejt shëndetit të mirë.

Mungesa e gjumit ka një ndikim të fortë e negativ jo vetëm në humor dhe temperament por edhe në aftësinë për tu përqendruar në punët e përditshme.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni listën e pesë ushqimeve më të mira që lehtësojnë ardhjen e gjumit.

Kosi

Mikrobioma e stomakut ka lidhje të drejtpërdrejtë me cilësinë e gjumit.

Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org thonë se bakteret e stomakut kontrollojnë jo vetëm humorin dhe nivelet e stresit por edhe ritmin e të fjeturit.

Ato kanë nevojë për ushqim dhe probiotikët janë më të shëndetshmit për mikrobiomën.

Kosi është shumë i pasur me probiotikë dhe sipas ekspertëve, ai duhet ngrënë tre deri në katër herë në javë.

Duke përmirësuar mikrobiomën, kosi do ju ndihmojë të flini më mirë.

Vishnja

Vishnjet janë të pasura me melatoninë, një hormon që është i domosdoshëm për përmirësimin e gjumit.

Vishnjet dhe lëngu i tyre janë jo vetëm freskues për organizmin por edhe të pasura me melatoninë.

Njerëzit që hanë vishnje rregullisht, bëjnë një gjumë më të qetë.

Bajamet

Një sasi prej 30 gramë me bajame ofron 25% të nevojës ditore për magnez.

Mungesa e këtij minerali është e lidhur drejtpërdrejtë me pagjumësinë.

Bajamet mund t’i përzieni me kos ose t’i përfshini në sallata.

Tërshëra

Tërshëra është një burim shumë i pasur karbohidratesh dhe magnezi.

Karbohidratet ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së gjumit.

Tërshërën mund ta hani në darkë ose në mëngjes duke e kombinuar me ushqime të tjera të mira për gjumin siç janë bajamet.

Mjedra

Mjedra është shumë e pasur me fibër e cila e ndihmon njeriun të flejë mirë dhe gjatë.

Të rriturit kanë nevojë për 25-35 gramë fibër në ditë dhe një filxhan me mjedra ofron 9 gramë fibër.

Burime të tjera të fibrës që ju ndihmojnë të flini mirë janë farat chia dhe kivi.