Kërcitja e qafës është një veprim, që shumë njerëz e kanë shprehi. Ndonjëherë ky veprim vjen i përsëritur edhe në mënyrë të pavetëdijëshme si shenjë çlirimi të muskujve dhe kockave nga lodhja
Mjekët prej vitesh flasin kundër këtij procesi për shkak të dëmtimeve, që mund t’i shkaktojnë shtyllës kurrizore. Megjithëse kohët e fundit ka edhe një tjetër arsye se përse kërcitja e qafës mund të kthehet në një rrezik për jetën.
Në këtë artikull shpjegohet lidhja në mes të kërcitjes së qafës dhe sëmundjes së ishemisë.
Ekspertët thonë se ka një lidhje konkrete mes kërcitjes së vazhdueshme të qafës dhe goditjes në tru nga sëmundje si ishemia. Megjithëse mund të duket shumë e frikshme ky pohim duket se mund të jetë i vërtetë në disa raste. Forca e ushtruar gjatë kërcitjes së qafës mund të shkatërrojë venat e gjakut në atë zonë. Gjë që me shumë mundësi do të shkaktojë isheminë.
Sipas mjekëve neurologë këto raste janë ende në studim e sipër, por mund të jenë prezente për këdo. Kjo pasi në disa njerëz venat e gjakut mund të jenë pak me delikate se tek të tjerët gjë që i bën ato më të prirura për t’u shkatërruar kur kërcisni qafën. Kështu që kjo taktikë pavarsisht kënaqësisë dhe çlirimit, që mund t’ju japë nuk rekomandohet aspak nga mjekët.
Çfarë rekomandojnë mjekët
Sipas ekspertëve, për personat të cilët shfaqin shenja të një goditje në tru si dhimbje koke, marrjemendësh apo hasin turbullim të shikimit ky veprim nuk rekomandohet. Në rast se përjetoni dhimbje qafe mundohuni t’a relaksoni atë me lëvizje të lehta duke e rrotulluar qafën lehtësisht. Bëni masazh me duar apo kompresa të ngrohta në mënyrë që të çliroheni nga dhimbja dhe lodhja pa asnjë rrezik. Në këtë mënyrë që të eleminoni rrezikun e goditjes dhe dëmtimit në tru./Gazeta Express