Një mjeku në pension iu bë transplantimi i dyfishtë i valvulës së zemrës, ndërsa ishte ende zgjuar.
John Smallwood, 74 vjeç, u pajis me dy valvula nga zemra e një lope. Operacioni zgjati dy orë në Spitalin Universitar në Coventry.
Për shkak se dështimi i tij në zemër e la atë shumë të sëmurë për t’i mbijetuar një anestezie të përgjithshme, ai mbeti zgjuar gjatë operacionit.
Dhe ai duhej të qëndronte plotësisht i palëvizshëm pasi lëvizja më e vogël mund të kishte shkaktuar një gabim fatal, shkruan Mirror.
John tha: “Ishte si diçka nga Star Wars. Ndihem tepër me fat që e kam bërë këtë operacion”.
“Është një hap i madh përpara, si transplanti i parë i zemrës. Shpresojmë se do të hapë derën për të tjerët si unë, të cilët konsiderohen shumë të rrezikshëm për një operacion në zemër të hapur ose një anestezi të përgjithshme”.
Kirurgu i zemrës Nishant Gangil, i cili udhëhoqi operacionin, tha se ai i kishte humbur shpresat dhe e kishte pranuar fatin e tij.
“I thashë atij edhe pse operacioni tradicional nuk ishte një opsion, kishte një trajtim të ri për të dhe ne mund t’i implantonim valvulat përmes ijeve. Kemi ndërruar valvulat e aortës në këtë mënyrë që nga viti 2007. Por kjo ishte më e vështirë, sepse edhe valvula mitrale kishte nevojë për ndërrim”.